Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Mecini nga fshati Kline e Mesme i Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e Haxhisë e ka dhënë përmes rrjetit social familja Mecini.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq dhe familjarë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë, se ka ndërruar jetë më i dashuri, babai dhe gjyshi jonë, Haxhi Mecini, ish-pjesëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Varrimi i bëhet më datë. 13.04.2025, në ora 14:00, në varrezat e lagjes Mecini, Klinë e Epërme, Skenderaj.
Me respekt,
Familja Mecini,