Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontribuesi i çeshtjes kombëtare Agim Bujupi nga Arllati i Drenasit, shkruan rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.
“Të nderuar familjar, miq e dashamirës me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot iku për botën e përjetësisë më i dashuri bashkëshorti, baba, gjyshi, vëllai dhe axha jonë i dashur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontribuesi i madh i pasluftës AGIM HALIT BUJUPI. Varrimi bëhet pas namazit të Ikindisë sot ( 16.05.2025) në ora 17.00 në varrezat e fshatit Arllat! Shpirti yt i bardhë pushoftë në lule të xhenetit! Të Allahut jemi dhe të ai do të kthehemi!”, thuhet në njoftimin e familjes./Rajoni.org/