Ka ndërruar jetë ish Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish pjestari i TMK’së, Rifat Shala nga fshati Leçinë i Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.org.
I ndjeri gjatë luftës shërbeu në Brigadën 112 “Arben Haliti” të Zonës Operative të Drenicës, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit. Pas luftës vazhdoi angazhimin e tij në TMK, duke mbetur gjithmonë në shërbim të atdheut.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 13:00, në varrezat e fshatit Leçine e Skenderajt.