Ka ndërruar jetë, intelektuali dhe profesori, Sheremet Kajtazi nga fshati Ternovë i Komunës se Skenderajt. Ai sherbeu si profesor në shkollat e mesme të qytetit të Skenderajt, raporton portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët të cilët përmës rrjetit social “facebook” kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër (21.09.2023) në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan), pas drekës.
NJOFTIM!
Informojmë të gjithë familjarët dhe miqtë se sot ka ndërruar jetë babai ynë (Sheremet Ali Kajtazi).
Varrimi bëhet nesër (21.09.2023) në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan), pas drekës.