Saturday, April 19, 2025

Lajmi i hidhur: Vdes punëtori nga Skenderaji i KRU “Mitrovicës”

Pas një sëmundje, ka ndërruar jetë punëtori i KRU Mitrovicës, Nezir Gecaj nga fshati Llaushë i Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e Nezirit e ka bërë të ditur KRU Mitrovica.

“NJOFTIM MORTOR – Me pikëllim të thellë morëm lajmin se shoku, kolegu ynë i dashur Nezir Gecaj paska ndërruar jetë. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe farefisin. Zoti e shpërbleftë me xhenet kolegun tonë të dashur”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Varrimi i Nezirit bëhet nesër në ora 17:00 në Llaushë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer