Ka ndërruar jetë veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Smajl Idrizi nga fshati Açarevë i Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Smajl Idrizi ka lënë pas vetes kujtimin e një njeriu të dashur e të afërt për të gjithë ata që e kanë njohur. Ai ka qenë kontribues i madh i çështjes kombëtare në kohët më të vështira për popullin shqiptar.
Lajmin për vdekjen e Smajlit e ka dhënë familja Idrizi përmes rrjetit social ‘facebook’.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 06 gusht 2025 (e mërkurë), në ora 17:00 në fshatin Açarevë të Skenderajt.