E diel, 27 Tetor, 2024

Lajmi i hidhur: Vdes veterani i Arsimit nga Komuna e Skenderajt!

Ka vdekur njeri nga arsimtarët e parë në trevat e Drenicës, Sahit Kastrati nga fshati Burojë i Komunës se Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Kastrati kishte shërbyer me dinjitet për 43 vite si arsimtar i biologjisë.

Lajmin për vdekjen e e Sahitit e kanë dhënë familjarët dhe miqtë e tij përmes rrjetit social “facebook”.

“IN MEMORIAM
Mu në ditën e 7 MARSIT -DITA E MËSUESIT,
SHKOI NË AMSHIM edhe një MËSUES I gjeneratës se dytë të mësuesve që punuan nga viti 1945,atë vit po sa lindi edhe Sahiti.Arsimtari Sahit Imer Kastrati qe filloi punën në shkollën fillore Liria në Turiqec qysh nga viti 1969′ plot 43 vite arsimtar i Biologjisë.Punën me nxënës e bëri edhe në praktikë shkëncore jo vetëm teori.Pas luftes së fundit arsimi filloi të degradohet me “eksperimente” të ndërkombëtarve,me seminare që udhëheqësit e seminareve ishin të pa përgaditur për spjegimin(praktikantë),por ishte një fabrikim i projekteve ” gjaja arsimore” e qëllimi ishte përvetësimi i fondeve të grupeve të caktuara,spjegim teorik që kurrë s’na hyri në punë në vend qe ato para të shfrytëzoheshin për mjete mësimire.
LAVDI ARSIMTARIT SAHIT KASTRATI!” thuhet në njoftimin e Bedri Hotit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer