Thursday, September 4, 2025

Lajmi i hidhur: Vdes veterani i Arsimit nga Komuna e Skenderajt!

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Man Veliu nga fshati Polac i Skenderajt, shkruan rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja përmes rrjetit social “facebook”.

Për dekada të tëra, ai shërbeu me përkushtim të pashoq si mësues dhe drejtor shkolle, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e shumë brezave. Man Veliu dëshmoi me jetën dhe veprimtarinë e tij guxim, sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Figura dhe kontributi i tij do të mbeten përjetësisht pjesë e kujtesës sonë, si shembull i një intelektuali të ndritur, atdhetari të palëkundur dhe udhërrëfyesi të brezave të rinj.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 17:00 në varrezat e lagjes Veliu në Polac.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer