Friday, March 28, 2025

Mblidhet shuma prej 28.250€ eurosh për shërimin e të riut nga Skenderaji

Shuma prej 28.250€ mijë eurosh është mbledhur në kohë rekorde për shërimin e anëtarit të familjes Shala nga Skenderaji, Hamit Shala, shkruan rajoni.org.

Përmes një postimi, familjaret që u angazhuan në grumbullimin e mjeteve kanë njoftuar se shuma është mbledhur, duke falenderuar secilin për kontribut.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Përmes ketij postimi dua të ju njoftoj se janë mbledhur të gjitha të hollat për pagesen e Klinikes.

Gjithashtu dua të shpreh një falenderim të sinqertë ndaj secilit prej jush për ndihmën dhe mbështetjen që na keni ofruar në përpjekjet tona.

Çdo kontribut dhe fjalë inkurajimi ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ka pasur një rëndësi të madhe për familjen tonë. Ju jeni ajo forcë që na jep shpresë dhe guxim për të vazhduar përpara.

Faleminderit që jeni pranë nesh në këtë kohë të vështirë!

Me mirënjohje,

Behar Shala

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer