Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës unazore që lidh qytetin e Skenderajt, përkatësisht Lagjen II me Llaushën me dalje në rrugën rajonale në drejtim të Klinës, me çka do të krijohet qasje e lehtë dhe e shpejtë për hyrje – daljet në qytet, si dhe do të modernizohet sistemi rrugor i komunës, raporton portali rajoni.org.
Projekti në fjalë ishte premtim i Qeverisjes Nura.
“I lumtur të ndaj me ju lajmin për fillimin e një projekti tjetër kapital që ishte edhe premtim elektoral ✅ rruga unazore e cila lidh qytetin me rrugën rajonale në drejtimin e Llaushës, për të krijuar qasje të shpejtë për hyrje-daljet në qytet dhe që do të modernizojë rrjetin e infrastrukturës rrugore”, ka shkruar Nura në facebook.