Ka ndërruar jetë në moshë të hershme e reja, Lumnija Ahmeti nga fshati Likoshan i Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjaret.
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të bashkëshortes, nënës dhe familjares sonë të dashur, Lumnije Ahmeti. Ajo ndërroi jetë sot, duke lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.
Varrimi i te ndjerës bëhet neser më datë 01.09.2024 në orën 13:00, në varrezat e fshatit Likoshan.