Friday, June 27, 2025

Largohet nga Bayern në qershor, Tuchel gati për një aventurë spanjolle

Erdhi me bujë të madhe, por nuk arriti të bënte “mrekullinë”. Thomas Tuchel është drejt largimit nga “Bavarezët” e Bayern Munich, teksa në fundin e këtij sezoni strategu 50-vjeçar ka njoftuar se do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij sezon dhe aktualisht e ardhmja e teknikut gjerman ndodhet ende në pikëpyetje.

Megjithatë, nëse nga vetë Tuchel nuk ka një deklaratë zyrtare, mediat gjermane kanë bërë zbulimet e tyre dhe sipas raportimeve më të fundit, strategu gjerman mund të një aventurë të re, në Spanjë, teksa sipas “thashethemeve” më të fundit dëshira e tij është të marrë në duar “frerët” e “Katalanasve” të Barcelona, me agjentët e tij, që kanë nisur kontaktet me spanjollët.

Mirëpo, Spanja duket se nuk është pista e vetme e Tuchel, me teknikun 50-vjeçar, që kërkohet gjithashtu edhe në Angli, teksa konsiderohet si zëvendësuesi i mundshëm e Erik ten Hag, te “Djajtë” e United, por jo vetëm pasi një opsion i mundshëm është edhe rikthimi te Chelsea i tij i dashur, ku me “Blutë” fitoi edhe titullin kampion të Champions League, në vitin 2021.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer