Monday, April 21, 2025

Largohet nga Policia e Kosovës polici që shërbeu në Veri

Polici nga Gjakova, Fatlind Syla, ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës pas një karriere të gjatë dhe sfiduese, përfshirë shërbimin në pjesën veriore të vendit.

Përmes një postimi emocional, Syla ka ndarë lajmin e largimit duke falënderuar kolegët dhe eprorët për bashkëpunimin ndër vite. Ai e cilëson shërbimin në uniformë si një privilegj dhe nder.

“Pas një periudhe të rëndësishme dhe me shumë përvojë në Policinë e Kosovës, kam marrë vendimin që të dorëhiqem vullnetarisht nga kjo detyrë,” shkruan ai në mesazhin e tij lamtumirës.

Syla thekson se ndonëse rrugët ndahen profesionalisht, respekti dhe kujtimet me kolegët do të mbesin të paharruara.

Largimi i tij vjen në një kohë kur shërbimi policor në Veri mbetet një nga sfidat më të ndjeshme për institucionet e sigurisë në vend.

Postimi:

Pas një periudhe të rëndësishme dhe me shumë përvojë në Policinë e Kosovës, kam marrë vendimin që të dorëhiqem vullnetarisht nga kjo detyrë.

Pas shumë viteve përkushtim, sfidash dhe përvojash që më formësuan si njeri dhe profesionist, kam marrë vendimin për të vazhduar një rrugëtim të ri. Me shumë respekt e mirënjohje, dua të falënderoj të gjithë kolegët, eprorët dhe bashkëpunëtorët me të cilët pata nderin të punoj. Secili prej jush ka lënë gjurmë në këtë periudhë të rëndësishme të jetës sime.

Shërbimi ndaj vendit është një privilegj i madh, dhe mbetem gjithmonë krenar për çdo detyrë që kam kryer me nder dhe përkushtim.

Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe çdo përvojë që më ka bërë më të fortë.

 

Rrugët tona ndoshta ndahen profesionalisht, por respekti dhe kujtimet mbeten përherë.

Me mirënjohje,

 

Fatlind Sylaj

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer