E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Laura Pausini dhe miqësia e saj me Ancelottin: Është numri 1 në botë

Laura Pausini ishte e ftuara speciale e në programin “El Hormiguero” të prezantuar nga Pablo Motos.

Këngëtarja 50-vjeçare italiane, e cila po prezantonte këngën e saj më të re ‘Chao’, ka zbuluar disa nga gjërat që bën kur viziton Spanjën.

“Shkova në shtëpinë e Pablo López me Antonio Orozco dhe Luis Fonsi për të gatuar carbonara. U ndjeva si shtëpiake dhe ata hanin kaq shumë… Është gjithmonë kënaqësi të qëndrosh me ta”, tha këngëtarja e famshme italiane.

Laura Pausini tha gjithashtu se “kur shkoj në shtëpinë e Alejandro Sanz-it gjithmonë argëtohem sepse takojmë mikun tonë, Carlo Ancelotti, trajneri numër 1 në botë. Përveç kam pasur kënaqësinë ta njoh dhe kam mundur të këndoj me të me raste, më pëlqen shumë si person dhe gjithashtu e admiroj. Për mua ai është pa dyshim trajneri më i mirë në qarkullim.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer