Lavdije Deliu: Peja i dha vulën fitores koalicionit Kosova Fituese 137

0

Kandidati për deputete nga rradhet e kooalicionit AAK-NISMA-IDEAL, Lavdije Deliu, ka reaguar pas tubimit përmbyllës të ketii kolaicioni të mbajtur në Pejë, shkruan rajoni.org.

Ajo tha së Peja i dha vulën fitores koalicionit Kosova Fituese 137.

Postimi i plotë:

Peja i dha vulën fitores koalicionit Kosova Fituese 137 ☑ 54☑

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, sot nga Peja u dëshmua edhe një herë se Kosova Fituese 137 është shndërruar në një alternativë politike të besueshme dhe të dëshiruar nga qytetarët e Kosovës.

Mbështetja e madhe që mori ky koalicion tregon qartë se vizioni dhe programi i tij po përshtatet me nevojat dhe aspiratat e qytetarëve, duke e bërë atë një forcë të rëndësishme në skenën politike të vendit.