E hënë, 28 Tetor, 2024

Lavrov përzihet në punët e Kosovës, i del në mbrojtje Beogradit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov gjatë një interviste për dokumentarin me titull “25 vjetorit të sulmit ajror të NATO-s në Jugosllavi” ka deklaruar se perëndimi nuk do të kënaqej me asgjë tjetër veçse ta ndante Kosovën nga Serbia.

Gjatë kësaj interviste, Lavrov foli edhe rreth takimeve që u mbajtën në Francë (Rambuje) në muajt shkurt dhe mars të 1999-tës.

“Ishte një poshtërim dhe një provokim i qëllimshëm që i shtynte serbët të hiqnin dorë nga gjithçka. Është e gjitha pjesë e të njëjtit zinxhir. Marrëveshjet e Minskut ndjekin të njëjtën logjikë nga këndvështrimi i interesave gjeopolitike perëndimore”, tha Lavrov.

Ai ndër tjera shtoi se qëllimi kryesor i vendeve perëndimore ishte të tërhiqnin vendet e Ballkanit në NATO, e më pas ato të anëtarësoheshin edhe në Bashkimin Evropian.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer