Saturday, June 21, 2025

LDK e akuzon Komunën e Vushtrrisë për keqpërdorim të fondeve publike

Dega e LDK-së në Vushtrri nëpër një postimi në rrjetin social “facebook”, ka ngritur shqetësime për keqpërdorim të mundshëm të fondeve publike nga Komuna e Vushtrrisë, shkruan portali rajoni.org.

Kjo parti e ka akuzuar Komunën e Vushtrrisë për planifikimin e shpenzimeve të tepruar për blerjen e një automjeti pick-up të vitit 2004 me vlerë prej 42,000 euro. Kjo shumë e lartë për një automjet të vjetër është parë si një shpenzim i pajustifikueshëm dhe ka nxitur kërkesën për një auditim dhe transparencë të procesit të tenderëve.

Në të njëjtën shpallje të tenderit, është planifikuar edhe blerja e një fryrëse industriale dhe një freze, për të cilat LDK thotë se çmimi në treg nuk kalon 1,000 euro për secilën. Kjo rrit edhe më tej shqetësimet për një keqpërdorim të mundshëm të fondeve publike.

LDK ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të hetuar këto pretendime dhe për të siguruar që paratë e qytetarëve të përdoren në mënyrë të drejtë dhe efikase. Sipas LDK-së, keqpërdorimi i fondeve publike është një çështje serioze që kërkon veprime të menjëhershme për të rivendosur besimin e qytetarëve në administratën komunale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer