Saturday, October 4, 2025

LDK e bashkuar në Vushtrri/ Xhafer Tahiri, i përkrahur edhe nga Rrezarta Krasniqi, viziton kompaninë “Ciao Berto”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, vazhdon fushatën me mesazhin e bashkimit dhe zhvillimit ekonomik. Gjatë ditës së sotme, Tahiri ka vizituar kompaninë e suksesshme “Ciao Berto”, e cila përfaqëson një prej storieve më të suksesshme të eksportit nga Vushtrria në tregun ndërkombëtar.

Në këtë vizitë, në krah të kandidatit të LDK-së është parë edhe ish-deputetja e kësaj partie, Rrezarta Krasniqi. Prania e saj shihet si një tjetër sinjal i qartë i unitetit brenda partisë dhe përkushtimit për rikthimin e qeverisjes lokale në duart e LDK-së.

“Vizituam sot kompaninë Ciao Berto, brendin e njohur tashmë botëror nga Vushtrria. Familja Krasniqi kanë arritur të eksportojnë në SHBA, ku 80% e produkteve të kësaj kompanie tani eksportohen. Mbështetja e tyre është forcë për fitoren tonë” ka deklaruar Tahiri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer