Monday, June 23, 2025

LDK fuqizohet në Vushtrri: Xhafer Tahiri prezanton aderimin e ri

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka prezantuar sot aderimi e ri që i është bashkuar ekipit të tij, Arbër Hoxha, shkruan rajoni.org.

Tahiri ka vlerësuar lartë angazhimin dhe përvojën e Hoxhës, i cili aktualisht mban edhe pozitën e Kryetarit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Vushtrri. Ai është diplomuar në Histori, ka përfunduar studimet master në Edukim, është bursist i Fakultetit Juridik dhe ka përvojë në organizata ndërkombëtare.

“Arbëri është një aktivist i shkëlqyer dhe përfaqësues i denjë i rinisë vushtrriase. Ai e do Vushtrrinë, rininë e saj dhe angazhohet për zhvillimin e qytetit tonë. Sot, me plot besim iu bashkua ekipit tonë. Bashkë do t’ia dalim për një Vushtrri të zhvilluar dhe me dinjitet,” ka shkruar Tahiri.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer