Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë dhe Vushtrri kanë njoftuar për bashkëpunim të përbashkët në zgjedhjet nacionale të dhjetorit 2025.
Ato do të përkrahin katër kandidatët nga këto dy komuna: Rrezarta Krasniqi (36), Isak Uka (76), Muharrem Asllani (103) dhe Roni Kosmann (104).
Nga LDK është bërë thirrje për mobilizim të elektoratit dhe qytetarëve, duke theksuar se uniteti është kyç për arritjen e rezultateve dhe forcimin e përfaqësimit politik.