Saturday, May 17, 2025

LDK në Vushtrri: Do t’a denoncojmë në prokurori speciale tenderin 3.3 milion euro në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Vushtrri ka bërë të ditur se dyshimet për kurdisjen e tenderit prej 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në komunë do të dërgohen për hetim në Prokurorinë Speciale. Sipas LDK-së, ky tender ka qenë subjekt i ndërhyrjeve të dyshimta nga zyra e Prokurimit dhe zyra e Urbanizmit, duke shkaktuar një shqetësim të thellë për transparencën dhe ndershmërinë në qeverisjen lokale, shkruan portali rajoni.org.

LDK ka njoftuar se, sipas informatave të tyre, specifikat e këtij tenderi janë ndryshuar të paktën tri herë gjatë procesit të prokurimit, një akt që ata e cilësojnë si përpjekje për kurdisje dhe favorizim. Si rezultat, kjo parti ka vendosur që të i dorëzojë të gjitha provat dhe faktet e grumbulluara në Prokurorinë Speciale, duke kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur.

Komunikata e plotë:

Dyshimet për kurdisje të tenderit 3.3 milionë euro do të dërgohen në Prokurorinë Speciale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Vushtrri është thellësisht e shqetësuar për dyshimet e kurdisjes së tenderit prej 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në komunë. Nga informatat që kemi siguruar, rezulton se ka ndërhyrje ne specifikat e tenderit.

Sipas informatave tona, specifikat e këtij tenderi janë ndryshuar të paktën tri herë gjatë procesit, gjë që tregon për kurdisje dhe favorizim. Ne, si LDK Vushtrri, do t’i dorëzojmë të gjitha faktet dhe provat përkatëse në Prokurorinë Speciale për hetime të plota dhe të pavarura. Nuk do të lejojmë që abuzimi me fonde publike të kalojë pa përgjegjësi, dhe çdo zyrtar i përfshirë duhet të përballet me ligjin. Qytetarët e Vushtrrisë meritojnë qeverisje transparente dhe të drejtë, dhe ne jemi të përkushtuar ta mbrojmë këtë parim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer