Friday, July 25, 2025

LDK sot zyrtarizon kandidaturën e Përparim Ramës për Prishtinë

Përparim Rama do të jetë sërish kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.

LDK ka njoftuar se zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet sot, në një ceremoni festive që do të mbahet në ora 20:00, te “Amfiteatri” në Pishinën e Gërmisë.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me përfaqësues tjerë të partisë.

Theksojmë se dje, Partia Demokratike e Kosovës zyrtarizoi po ashtu kandidatin e saj për Prishtinë, Uran Ismailin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer