Pa dyshim, bashkimi i Nuradin Lushtakut me koalicionin AAK-Nisma paraqet një moment të ri dhe të fuqishëm në skenën politike të Skenderajt. Kjo lëvizje ka shqetësuar disa subjekte politike, sidomos Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila mund të dëmtohet më së shumti nga ky bashkim.
Shkruan: Portali rajoni.org
Nëse merremi me votat që ka fituar subjekti i Gjeneral Lushtakut në zgjedhjet lokale të fundit, afër rreh 10 mijë, kjo mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin final në nivel vendi. Kjo është një rrezik real për PDK-në, pasi ky bashkim ka çuar në largimin e një prej komandantëve më të rëndësishëm të kësaj treve dhe bashkëluftëtarit të komandantit legjendar Adem Jashari.
Rreshtimi i familjes Jashari është shumë i rëndësishëm në këtë kontekst, pasi ndikimi dhe respekti që ka kjo familje në Drenicë, është tepër i madh. Kjo mund të sjellë një mobilizim të madh të votuesve që do të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve.
Nëse IDEAL arrinë të mobilizojë 10 mijë vota dhe të gjitha subjektet tjera politike të bashkohen për të grumbulluar 3-5 mijë vota, kjo mund të krijojë një ndarje të ndjeshme në terrenin politik, duke e lënë PDK-në në një pozitat të vështirë. Kjo e bën të domosdoshëm një mobilizim të madh nga ana e PDK-së për të siguruar pjesën tjetër të votave dhe për të mbajtur pozitat e saj.
Siç duket, lëvizja e fundit e Gjeneral Lushtakut ka ndikuar që klima politike në Skenderaj të jetë mjaft interesante dhe me një situatë të paparashikuar./Rajoni.org/