Libraria “Rilindja” ka dalë me një sqarim për çmimet e teksteve shkollore, pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit dhe nxënësit.
Sipas njoftimit, çmimet e librave nuk caktohen nga libraritë, por përcaktohen nga marrëveshjet zyrtare mes Shtëpive Botuese dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës.
“Secila shtëpi botuese është vetë përgjegjëse për botimin, përmbajtjen, shtypjen dhe vendosjen e çmimeve në kopertina. Këto çmime nuk varen dhe nuk mund të ndryshohen nga ana jonë”, thuhet në reagim.
Libraria thekson se çmimet mund të verifikohen edhe në katalogët dhe çmimoret zyrtare për vitin shkollor 2025/26, të publikuara nga vetë shtëpitë botuese.
📌 Katalogun e teksteve shkollore të Shtëpisë Botuese “Dukagjini” për vitin shkollor 2025/26 mund ta gjeni këtu.
“Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, përfundon njoftimi i Librarisë “Rilindja”.