Wednesday, August 27, 2025

Liburn Aliu dorëzon dorëheqjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.”

Ai ka thënë se dorëheqja vjen pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe se dje pas votimit e ka njoftuar Kurtin për vendimin e tij.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.”

Aliu ka thënë se konsideron që zgjedhja e djeshme e kryetarit të kuvendit nuk është në frymën e lartësinë e idealit për Republikën “që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer