E premte, 15 Nëntor, 2024

Ligji për Zyrtarët Publikë, Presidenca: Ndryshimi i neneve përgjegjësi e Kuvendit, jo e jona

Muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese mori vendim që t’i shfuqizoj disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Kërkesa ishte dërguar për t’u trajtuar nga disa deputetë të opozitës.

Në njoftimin e kësaj gjykate, u tha se presidentja pas ndryshimit të këtyre neneve.

Në lidhje me këtë çështje janë deklaruar nga Zyra e Presidentës.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentës Vjosa Osmani, tha për Klankosova.tv se ndryshimi i neneve është përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës, e jo e këtij institucioni.

“Sa i përket pastrimit të ligjit për zyrtarë publik, ju ftojmë që për këtë t’i adresoheni Kuvendit të Kosovës si autoritet që ka pasur përgjegjësinë kushtetuese dhe ligjore për ta pastruar ligjin nga nenet e kontestuara”, tha Kupina.

“Edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe rregullorja e Kuvendit (Neni 91, para 2 i Rrregullores), përcaktojnë një përgjegjësi të tillë. Sipas rregullores, nëse Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndonjë nen të aktit para hyrjes në fuqi të të njëjtit, Kryetari i Kuvendit kërkon nga komisioni funksional që në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ta përgatisë tekstin e aktit për shpallje nga Presidenti. Pra, përgatitja e tekstit konform aktgjykimit të gjykatës kushtetutese, është detyrë dhe përgjegjeësi e Kuvendit (komisionit funksional) dhe jo e Presidentes. Presidentja nuk ka kompetencë të ndërhyjë në përgatitjen apo përshtatjen e ligjit me aktgjykimin e gjykatës. Nese ka ndodhur ndonjë gabim teknik në procesin e përgatitjes së Ligjit nga ana e Kuvendit, Presidentja do të kërkojë nga Kuvendi që urgjentisht të rregullohet ky lëshim në përputhje me praktikat ekzistuese të së kaluarës kur ka pasur lëshime teknike”, tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer