Kryetari i NISMA Socialdemokrate, ka thënë në “Pressing” të T7, se Kurti i ka ofruar një pjesë të Qeverisë.
Por, ai ka thënë se nuk janë të interesuar për qeverisje.
Limaj tha se i kanë ofruar Kurtit partneritet Kuvendi, që nënkupton postin e kryeparlamentarit.
Po ashtu, Limaj tha se kanë kërkuar një pako me ligje, duke thënë se me Kurtin ka folur për shumë tema.
“Kurti më ka ofru një opsion për qeverisje, që nënkupton NISMA të jetë pjesë e Qeverisë. Unë i thash e NISMA nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë, ne mund të bëjmë partneritet Kuvendi, tani për tani nuk jemi të interesuar për qeverisje. Po shkojmë me minimumin”.
“Partneritet në nivel Kuvendi ishte që të jem kryetar i Kuvendit, si dhe në paketë ligjore. Unë thash po shkojmë me minimumin, ne në Kuvend mund të japim shërbimet tona”, ka thënë Limaj.