Sunday, June 22, 2025

Liqeni artificial në Mitrovicë po shndërrohet në moçal, Asamblisti i VV-së akuzon komunën për neglizhencë

Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Kushtrim Zeneli, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë të liqenit artificial në këtë qytet. Sipas tij, hapësira që dikur shërbente si vend për relaksim dhe shëndet për qytetarët, sot po shndërrohet në një zonë të lënë pas dore, shkruan rajoni.org

Zeneli ka theksuar se bari i pakositshëm tashmë ka filluar të mbulojë trotuaret, ndërsa mungesa e mirëmbajtjes së rrugës për ecje dhe trajtimit të vetë liqenit po e rëndon edhe më shumë situatën. Ai ka paralajmëruar se trotuaret e mbuluara me bar mund të paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Postimi:

Ecja përgjatë liqenit artificial eshte kënaqësi për qytetarët, një vend për çlodhje, frymë dhe shëndet. Por sot, ai po shndërrohet në një hapësirë të lënë pas dore.

Bari që mbulon trotuarin dhe mungesë e plotë e mirëmbajtjes nga Komuna e Mitrovicës.
Rruga për ecje nuk pastrohet. Vetë liqeni nuk trajtohet. Bari ka filluar të shpërndahet brenda liqenit më të madhe. Trotuaret e mbuluara me bar mund të jenë rrezik edhe për sigurinë e kalimtarëve.

Liqeni duhet të trajtohet me përkujdesjen që meriton! Nuk mund të kemi qytet të shëndetshëm pa hapësira të shëndetshme publike.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer