Sunday, September 14, 2025

“Liria dhe sakrifica nuk gjykohen”, Xhevahir Geci për protestën në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahir Geci, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Hagë për drejtësi për çlirimtarët.

Ajo ka shkruar  në Facebook se sot u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar dhe kombëtar.

“Sot në Hagë u bashkua zëri i shqiptarëve për të mbrojtur të vërtetën dhe lirinë e Kosovës. Sakrifica e atyre që luftuan në radhët e UÇK-së për çlirimin e vendit nuk mund të gjykohet dhe kurrë nuk do të harrohet”, ka shkruar Geci në facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer