Liverpool e ka zgjatur në pesëmbëdhjetë ndeshje ecurinë si skuadër e pamposhtur në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp të dielën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt ka fituar bindshëm nga Aston Villa.
Rezultati i takimit ka qenë 3-0.
“Reds” ka kaluar në avantazh qysh në minutën e tretë. Ka qenë Dominik Szoboszlai ai i cili e ka hapur serinë e golave. Goli i dytë ka qenë një autogol nga Cash në minutën e njëzet e dytë.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Rezultatin në 3-0 e ka ngritur Salah në minutën e pesëdhjetë e pestë.
Pas kësaj fitore Liverpool gjendet në vendin e tretë, dy pikë larg Manchester City që kryeson tabelën.