E diel, 12 Janar, 2025

Lladrovci ‘bënë’ ligjin në Drenas, i’u prinë kandidateve për deputet në takimin me banorët e Negrocit dhe Vuçakut

Mbrëmë, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, me mbështetësit të Negrocit dhe Vuçakut.

Në hapjen e fushatës, shefi i shtabit zgjedhor dhe kryetar i komunës, Ramiz Lladrovci, falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe bëri thirrje për mobilizim në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës për PDK-në dhe kandidatët e Drenasit.

“Fitorja e Bedri Hamzës dhe PDK-së është fitore për Kosovën më të mirë. Fitorja e kandidatëve të PDK-së është garanci për zhvillim dhe progres. Ju ftoj, si asnjëherë më parë, ta dëshmojmë veten,” deklaroi Lladrovci.

Në emër të dy nëndegëve, asambleisti Gani Krasniqi theksoi rëndësinë e unitetit dhe përfaqësimit të komunës së Drenasit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ju ftoj të dilni masivisht në zgjedhje dhe të sigurojmë që Drenasi të ketë përfaqësim të denjë në Kuvend si asnjëherë më parë,” tha Krasniqi.

Tubimi mirëpriti edhe kandidatet për deputetë, Altin Krasniqin, Ferat Shalën, Fadil Demakun, Lulzim Nikën, Aurora Berishën, Agnesë Kastrati-Bucollin, Adnan Thaçin, Petrit Hajdarin dhe Nexhmedin Mazrekun.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer