Monday, July 28, 2025

Lladrovci: E kam ditur se puna ime me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen gjithandej trojeve shqiptare

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar edhe njëherë pas vendimit të PDK që ai mos të jetë kandidat për kryetar.

Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e tij thumboi kundërshtarët brenda PDK, duke i i quajtur “keqbërës”.

“E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare”, shkroi Lladrovci.

Reagimi i tij:

Falënderim!
Falënderoj qytetarët, miqtë, dashamirët dhe përkrahësit për mijëra mesazhe dhe telefonata përkrahëse, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së, rreth kandidaturës time.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe konsideratën për të gjithë, në pamundësi veç e veç t’ju përgjigjem ndaj mesazheve në të gjitha rrjetet sociale dhe telefonatat.
Në veçanti shpreh keqardhje për mosmundësi t’i përgjigjem mediave të cilat kanë ndjekur punën time ndër vite.
E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare.
Faleminderit, bashkë, vazhdojmë, +4!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer