Monday, April 7, 2025

Lladrovci: Kurti do ta nxjerr si kandidat për President një personalitet të një familje të rëndësishme, për t’i vënë në vështirësi partitë opozitare

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se vendi rrezikon të shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk krijohet një qeveri stabile.

Ai ka thënë se koalicioni LVV- Nisma do të bëhet, por që sipas tij, Kurti do ta ketë vështirë që t’i bëjë 61 vota për një qeverisje stabile.

Tutje, Llarovci ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke thënë se Kurti do ta nxjerr si kandidat një personalitet të një familje të rëndësishme, për t’i vënë në vështirësi edhe partitë e subjektet tjera opozitare.

“Unë mendoj që ka akoma vështirësi me bë qeverinë, sigurisht që kryeministri ka filluar me i taku aleatët e tij, por ka fillu me i taku edhe minoritetet që për mendimin tim nuk po sillet mirë ndaj tyre sepse po i kërcënon në një far mënyrë, nëse nuk jeni me mu jeni me Serbinë edhe po provon me e bë me Nismën, siç nuk me ka demantuar akoma koha për një deklaratë që e kam bërë një ditë mas zgjedhjeve. Prapë se prapë kam friku se nuk mundet me i bë 61 numra dhe sigurisht që ne kemi më pas zgjedhje nëse jo tani, kur të vije koha e Presidentit, për të cilën unë besojë që ka me pas sfida. Albin Kurti ka mu mundu me e nxjerr një personalitet të një familje të rëndësishme dhe me u mundu me i vu në vështirësi edhe partitë e subjektet tjera opozitare që unë nuk besoj që kanë me ja votu edhe kena me shku në zgjedhje”, ka thënë Lladrovci në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10.

Sipas Lladrovcit, e vetmja zgjedhje që vendi mos të shkojë në zgjedhje është një koalicion qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së ose LVV-së dhe PDK-së.

“E vetmja zgjedhje që vendin nuk mundet me qu në zgjedhje të parakohshme as për Presidentin është një marrëveshje që mund ta bëjë LVV-ja me PDK-në ose me LDK-në ku besojë që mund të bëhen numrat dhe që do të ishte mirë për Kosovën. Por, a do të pranojnë këto subjekte që të hyjnë në qeverisje me Albin Kurtin është vështirë e besueshme dhe as unë nuk besojë që do ta bëjnë”, ka thënë Lladrovci. /Gazeta1o

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer