Thursday, August 21, 2025

Lladrovci nderon dhe përkulet para sakrificës së dëshmorve Kadri, Avdi e Xhevdet Karaqica

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve e qytetarë, ka nderuar jetën e veprën e tre dëshmorëve, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, me homazhe dhe kurora me lule.

Kadriu, Avdiu dhe Xhevdeti, me guxim e vetëmohim, u bënë besnik e ushtarë dalëzotës të atdheut në momentet më të vështira, kur më së shumti i duheshin lirisë së Kosovës dhe çlirimit të saj nga okupatori, ka deklaruar Lladrovci.

Shkrimi i tij në rrjetin social:

Sot, me familjarë të dëshmorëve e qytetarë, kemi bërë homazhe, vendosëm kurora me lule dhe u përkulëm para sakrificës madhore të dëshmorëve Kadri, Avdi e Xhevdet Karaqica, në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë.

Kadriu, Avdiu dhe Xhevdeti, me guxim e vetëmohim, u bënë besnik e ushtarë dalëzotës të atdheut në momentet më të vështira, kur më së shumti i duheshin lirisë së Kosovës dhe çlirimit të saj nga okupatori.

Ata sot e gjithmonë, mbesin të pavdekshëm e të paharrueshëm, duke i kujtuar e nderuar brez pas brezi.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve Kadri, Avdi e Xhevdet Karaqica!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/1653723698/posts/10229805090585487/?mibextid=WC7FNe

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer