E premte, 1 Nëntor, 2024

Lladrovci: Nuk i harrojmë kurrë plagët e luftës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave. Ai ka thënë se aty kanë hapur disa nga mesazhet e trishtueshme të viktimave.

“Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt e shënuam në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, ku hapëm disa nga mesazhet e trishtueshme të viktimave, në zarfet e prezantuara për këtë ditë.”

Lladrovci ka thënë se gjenocidi serb dhe dhe krimi kundër njerëzimit kishin shume dimensione tragjike në Kosovë.

“Gjenocidi serb dhe krimi kundër njerëzimit kishin shumë dimensione tragjike në Kosovë. Dhuna seksuale e lidhur me luftën, ka qenë një nga format më të rënda që ka përdorur okupatori. Jemi shumë të përkushtuar për të mbështetur të mbijetuarat e kësaj dhune, duke mos harruar kurrë këto plagë.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer