Wednesday, March 12, 2025

Lladrovci: Vlerat e UÇK-së, janë baza e shtetit tonë, janë baza e lirisë dhe qenies tonë institucionale

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kryesuesin e Asamblesë, Bekim Lestranin, ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, dega në Drenas.

Vlerat e UÇK-së, janë baza e shtetit tonë, janë baza e lirisë dhe qenies tonë institucionale e atdhetare, andaj kujdesi ynë do të jetë maksimal për bartësit e përgjegjësive dhe trashëgimtarëve të këtyre vlerave, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, me Kryesuesin e Asamblesë, Bekim Lestranin dhe bashkëpunëtorët e takova kryetarin e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas, z. Fatmir Kiçinën me bashkëpunëtorë, ku diskutuam çështjet e ngritura në dy takimet e mëhershme si dhe kërkesat aktuale të cilat janë kompetencë e komunës.

Me pajtim të plotë, u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit, me ç’rast i sigurova se Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, do ta kenë përkrahjen e plotë që ma mundëson ligji, në veçanti subvencionimin për shkak të gjendjes aktuale të këtyre shoqatave.

Vlerat e UÇK-së, janë baza e shtetit tonë, janë baza e lirisë dhe qenies tonë institucionale e atdhetare, andaj kujdesi ynë do të jetë maksimal për bartësit e përgjegjësive dhe trashëgimtarëve të këtyre vlerave.

https://www.facebook.com/share/1CJRN1g7H1/?mibextid=wwXIfr

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer