Tuesday, February 11, 2025

Lladrovci: VV-ja ka bë hajgare në Drenas, mori vota më shumë se që duhej

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë vota se sa është dashur në këtë komunë.

Ai shprehet se në këtë komunë, VV-ja ka bërë hajgare.

“Vetëvendosje ka fituar më shumë se që u dashtë në Drenas, sepse Qeveria Kurti nuk e ka pru asnjë investim të vetëm për pesë vjet rresht. Pra ka luajtur me kodet buxhetore, për shembull me rrugën Komoran-Gllobar, herë i qitke 500 mijë euro, herë 14 milionë, herë 4 milionë, herë 7 milionë, bënte hajgare, bënte barazime buxhetore në buxhetin e Kosovës”, tha kreu i Drenasit.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer