Kandidati për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka zhvilluar takim me qytetarët e Llozhanit, ku është pritur me mbështetje dhe besim nga banorët.
Ai tha se me ta ka biseduar për punët e realizuara deri më tani dhe për sfidat që presin në të ardhmen, ndërsa përkrahja e sinqertë e qytetarëve është motivi që e shtyn të vazhdojë edhe për 4 vite të tjera në shërbim të zhvillimit të komunës.
“Llozhani ishte dëshmi e mbështetjes dhe besimit të qytetarëve tanë; me banorët biseduam për punët e kryera dhe sfidat që na presin, ndërsa mbështetja e tyre e sinqertë është forca që na shtyn të vazhdojmë edhe 4 vite të tjera për zhvillim”, ka theksuar Muhaxheri.