E hënë, 7 Tetor, 2024

Lojtari i Drenicës ‘godet’ trajnerin Arsim Thaqi në deklaratën e tij!

Drenica ka triumfuar me përmbysje në ndeshjen e sotme ndaj Suharekës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 1 [Auron Hamiti 52’, 55’, Sunaj Hasan 87’ – Mevlan Zeka 18’], shkruan Blic Sport.

Ishte një ndeshje interesante në stadiumin ‘Bajram Aliu’, me shumë rivalitet dhe më shumë gola.

Futbollisti i skuadrës nga Skenderaj, Ardian Hoti kishte një paraqitje fantastike dhe duket se kishte një motiv më të madh se në ndeshjet e kaluara.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘, Hoti tha se motivi ishte më i madh në këtë takim për shkakun se po luante ndaj skuadrës që drejtohet nga trajneri Arsim Thaqi, një trajner që sipas tij i ka bërë shumë padrejtësi sa ishte tek Malisheva.

Sot, së pari unë kam pasur një motiv shtesë për të bërë një paraqitje të mirë. Kam luajtur kundër ish trajnerit tim (Arsim Thaqi), i cili më ka bërë shumë padrejtësi sa isha pjesë e Malishevës në Superligë”, tha fillimisht ai.

Pjesën e parë e kontrolluam ndeshjen, por që pranuam një gol nga një gjysmë-rast, me këtë pjesëloje që përfundoi me rezultat 0-1 për Suharekën. Pjesën e dytë e rikthyem lojën, fillimisht duke shënuar 2 gola brenda 3 minutave, kurse më pas në fund shënuam edhe një tjetër. Ishte një super paraqitje nga ekipa jonë“, tha tutje Hoti.

Tutje, ai u deklarua edhe për objektivat e klubit, atje ku tha se synojnë inkuadrimin në Superligë, por që nuk janë nën presion për ta arritur këtë gjë.

Synimi ynë si skuadër është inkuadrimi në Superligë, por nuk jemi aspak nën presion sepse po i marrim ndeshjet një nga një dhe në fund shpresojmë të arrijmë objektivin“, përfundoi Hoti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer