Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca merr çdo herë vëmendje me paraqitjet e saj, që janë gjithmonë mjaft unike.
Bukuroshja e ekranit është ndër personazhet shqiptare më të ndjekura në Instagram, me mbi dy milionë fansa dhe aty sjell imazhe nga më të ndryshmet.
E njohur edhe për format joshëse të trupit, Luana ka sjellur edhe së fundmi disa imazhe në të cilat dukej në super formë.
Foto u shkrepën nga udhëtimi i saj në Milano të Italisë, ndërsa ajo shihet e veshur me bluzë ngjyrë bezhë dhe xhinse.
Për një dukej më të kompletuar, prezantuesja la flokët e gjata të lëshuara sipër, grim të lehtë me nuanca kafe dhe e përfundoi me aksesor ari.
Dukja e saj u pëlqye nga fansat, të cilët e vërshuan me komente nga më të ndryshme, shumica prej të cilave ishin pozitive.
Luana ndërkohë sa i përket karrierës është rikthyer me një projekt televiziv, “Love Island” që është një patentë ndërkombëtare dhe erdhi për herë të parë në Shqipëri. /Telegrafi/