E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Lufta kundër kontrabandës së mallrave, Policia në aksion

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka nisur sot një aksion policor në komunën e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur për Sinjalin se operacioni lidhet me luftën kundër kontrabandës së mallrave.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante, në bshkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të komunës së Pejës.  Operacioni ndërlidhet me luftën ndaj kontrabandës së mallrave”, tha Kelani.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer