E hënë, 25 Nëntor, 2024

Lumir Abdixhiku në Vushtrri prezanton programin për arsim: Premton rritje të pagave, edukim gjithëditor dhe çerdhe të reja

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në kuadër të “Turneut të Ndryshimit’’ nëpër qytete të Kosovës, sonte ka mbajtur tubim në komunën e Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ekspertët e fushës, kanë prezantuar 8 prej pikave programore më Arsim, që LDK do t’i realizojë pas ardhjes në pushtet.Abdixhiku ka thënë se aplikimi i mësimit tërëditor nëpër shkolla për nxënësit e klasave prej 1-5, që veç ka nisur të aplikohet në Prishtinë ku kjo parti qeveris, është i nevojshëm të jetë në tërë Kosovën.Plani i tij parasheh ndarjen e 20 milionë eurove në komuna të përzgjedhura.

“Jemi mbrapa me fëmijët tanë që janë vazhdimisht ende larg sistemit të edukimit. Fatkeqësisht niveli i edukimit vazhdon të jetë sikur para 4 viteve, kam qenë shumë i shqetësuar me Departamentin e Arsimit. Një fëmijë në klasën e pestë në Kosova ka dije më pak se një moshatar në Evropë. Njëri prej zotimeve tona ka të bëjë me mësimin tërëditor në pesë komuna në Kosovë. Ka nisur në pesë shkolla në Prishtinë, në janar shtohen edhe dy, duam të jetë në tërë Kosovën. Do të provojmë minimalisht në pesë komuna, Vushtrria është njëra prej qyteteve ku do të përfshihet. Mësimi gjithëditor ndikon pozitivisht edhe tek prindërit të mos jenë të ngarkuar”.

“Zotimi ynë i parë është ky, por ka kosto; ushqimi i fëmijëve ka kosto, për të bërë mësim gjithëditor duhet të ketë kuzhinë komuna”.

Abdixhiku premtoi se Qeveria e LDK-së që në javën e parë të qeverisjes do ta ndryshojë koeficientin e pagave nga 110 euro sa është tani në 150 euro.“Zotimi i dytë është rritja e koeficientit në 150 qysh në javën e parë të mandatit. Do të thotë që pagat mesatare rriten për 200 euro, e cila ulë inflacionin në vend. Zotimi i tretë është programi i edukimi të hershëm për fëmijët, synojmë që për dy mandate që kjo normë të bëhet me standardet e Bashkimit Evropian, për fëmijët e moshën 3-5 vjeçare”.

“Qeveria e LDK-së do të rrisë buxhetin për ndërtimin e çerdheve 15 milionë euro për vit, me gjithsej 20 çerdhe në vit. Për 4 vite qeverisje do të ndërtohen 80 çerdhe publike të reja me një buxhet prej 60 milionësh”, ka premtuar Abdixhiku.

“Programi ynë parasheh reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasa të shkollave fillore; nuk do të ketë më shumë se 20 nxënës në një klasë. Tek digjitalizimi fëmijët do të ketë botën e digjitalizuar, prindërit nuk e dijnë sukesin e fëmijëve dhe për këtë digjitalizimi është njëri prej programeve tona. Rreth 30 milionë euro nevojiten për sistemin e digjitalizimin. Po ashtu do të bëhet provim kombëtar për secilin mësimdhënës. Ai që ka më së shumti pikë në Vushtrri me automatizëm hynë në punë”.

“Çështje tjetër është edhe Kodimi si lëndë në shkolla fillore, nevojën për lëndë të teknologjisë informative në sistemin edukativ tonin, plani ynë e elaboron dhe në kapitullin për Teknologji Informative. Ne duhet ta kthejmë pavarësinë me Shkollën në Qendër”, shtoi ai.

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer