Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij para të pranishmëve në Vushtrri theksoi se LDK-ja mbetet boshti i arsyes, partia e shpresës dhe zhvillimit për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Në këtë qytet me traditë të gjatë dhe me njerëz punëtorë, ne shohim energjinë për të ardhmen dhe vendosmërinë për ta kthyer punën në rezultat,” u shpreh Abdixhiku.
Ai vlerësoi lart kandidatin e LDK-së për kryetar të komunës, Xhafer Tahiri, si një figurë me përvojë, vizion dhe përkushtim për ta çuar përpara zhvillimin e Vushtrrisë.
“Xhafer Tahiri dhe ekipi i LDK-së për Vushtrrinë janë të gatshëm ta çojnë më tej këtë besim; me projekte konkrete, me vizion modern dhe me shërbim të denjë për secilin qytetar,” theksoi Abdixhiku.