Tuesday, January 13, 2026

Lumir Abdixhiku thotë se do t’ia dorëzojë Kuvendit të LDK-së dorëheqjen: Aty të vendoset a e pranojnë a jo

Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media duke konfirmuar ofrimin e dorëheqjes nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit.

Ai tha se do ta ofrojë dorëheqjen dhe i mbetet Kuvendit të partisë të pranojë ose jo dorëheqjen e tij.

“Takimi i parë pas rezultatit zgjedhor, trajtuam të gjitha çështjet dhe çka na pret në të ardhmen. Edhe sonte ju njoftoj se në bashkëpunim me bashkëpunëtorët eLDK-së kemi vendosur të thërrasim kryesonë e LDK-së dhe pas kryesisë dhe pastaj Kuvendin. E kam obligim moral, e politik jo vetëm të sjelljes sime të marrë përgjegjësinë por të shtroj tutje edhe organzimin politik të LDK-së, dhe nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së së dorëheqjes dhe pastaj Kuvendi i LDK-së përmes votës të vendosë se a e pranon apo jo këtë dorëheqje”, tha Abdixhiku para mediave.

Ai shtoi se secili anëtar i LDK-së ka të drejtë të parashtrojë kandidaturën e tij për të parin e partisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer