Sunday, December 28, 2025

LVV çudit me rezultatin edhe në Drenas, PDK larg 19 mije votëshit

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Komunën e Drenasit (Gllogoc) tregojnë një fitore të thellë të PDK-së, por njëkohësisht edhe një rritje të konsiderueshme të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë bastion tradicional të PDK-së.

Sipas përditësimit të fundit deri në orën 21:04, janë numëruar 18,509 vota, apo 32.66% e votave totale në komunë, ndërsa janë procesuar 54 nga 73 vendvotime (73.97%).

Rezultati aktual në Drenas

PDK – 69.26% (12,393 vota)

LVV – 23.27% (4,163 vota)

LDK – 2.60% (465 vota)

Nisma – 2.57% (460 vota)

AAK – 1.31% (234 vota)

Iniciativa Qytetare për Kosovë – 0.17% (30 vota)

Edhe pse PDK vazhdon të mbajë kontroll të fortë në Drenas, rezultati i LVV-së paraqet një zhvillim politik domethënës, duke treguar lëvizje të dukshme të elektoratit edhe në zonat tradicionale të opozitës./Gazeta Infokus

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer