Kryetari i qendrës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj dhe njëherësh asamblist komunal, Hysni Mehani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin Komunal lidhur me përfshirjen e tij në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF), shkruan rajoni.org
Ai tha se pas katër vitesh kundërshtime, sot kundërshtarët “u dorëzuan”, duke e cilësuar këtë si një fitore të vogël, por me rëndësi për demokracinë.
Mehani me ironizon thotë së moment me interesant ishte dalja e Sami Lushtaku nga salla gjatë votimit të vendimit.
Postimi i plotë:
U dorëzuan!
Pas 4 viteve që nuk lejonin përfshirjen time në KPF, sot u dorëzuan. Janë do fitore të vogla që janë të mëdha për demokracinë. Pjesa më e bukur ishte dalja e njanin nga salla kur po votohej vendimi – Rrimë bre😋 Jo po shkoj 😆
Merita kryesore u takon kolegëve asmablistë që nuk u tunden për asnjë moment dhe dëshmuan që NE, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk lëshojmë pe.