Sunday, December 28, 2025

LVV me rezultat befasues edhe në Komunën e Skenderajt

Rezultatet preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Komunën e Skenderajt tregojnë një zhvillim politik të pazakontë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të konsiderueshme në bastionin tradicional të PDK-së.

Sipas përditësimit të fundit deri në orën 20:49, janë numëruar 9,344 vota, apo 17.64% e votave në këtë komunë, ndërsa janë procesuar 33 nga 72 vendvotime (45.83%).

Rezultati aktual në Skenderaj

PDK – 77.91% (6,980 vota)

LVV – 16.05% (1,438 vota)

LDK – 2.23% (200 vota)

Nisma – 0.86% (77 vota)

Iniciativa Qytetare për Kosovë – 0.77% (69 vota)

AAK – 0.76% (68 vota)

Megjithëse PDK vazhdon të dominojë fuqishëm në këtë komunë, rezultati i LVV-së konsiderohet befasues, duke marrë parasysh historinë politike të Skenderajt si bastion i padiskutueshëm i Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta Infokus

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer