anglez, Manchester United tashmë është hedhur në sulm për përforcime të reja në skuadër.
“Djajtë e Kuq” që po kalojnë një sezon aspak të mirë, gjatë afatit kalimtar të këtij muaji, do të tentojnë të sjellin ndonjë lojtarë në “Old Trafford”.
Sipas mediave britanike, Man United, është i interesuar për talentin anglez të Crystal Palace, Michael Olise.
Drejtuesit e Man Unitedit, thuhet se janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 40 milionë euro për talentin e Premier League-s.
Ndërkohë, skuadra e Erik ten Hag është duke i monitoruar edhe disa lojtarë të tjerë, por siç raportohet, talenti Olise është prioritet i Man Unitedit.