Wednesday, August 6, 2025

MAPL-ja ushtron padi ndaj Komunës së Skenderajt, Nura: Mundohet të arsyetohet

Duke qenë së Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk jep ndonjë përgjigje rreth ligjshmërisë së aktit brenda afatit prej 15 ditësh, akti i tillë i komunës konsiderohet i plotfuqishëm por jo edhe i ligjshëm, sipas nenit 81.4 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Në këtë rast, përgjegjësia kryesore për pamundësi të zbatimit të vendimit të MAPL-së qëndron tek pushteti qendror, e cila nuk ka bërë shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Vonesa e ministrisë në këtë rast pamundësoi rishqyrtimin e vendimit nga ana e komunës në afat prej 30 ditësh dhe ndërmarrjen e veprimeve nga kjo e fundit për largimin e të metave ligjore që pretendonte.

Komuna me shkresën drejtuar MAPL-së ka treguar se nuk do ta zbatojë vendimin e kësaj të fundit për rishqyrtim të aktit e që tregon se kjo e fundit po e lë në fuqi një akt të cilin MAPL-ja e konsideron të kundërligjshëm.

MAPL-ja ka ngarkuar Avokaturën Shtetërore që të ushtrojë padi ndaj Komunës së Skenderajt.

Padia ndaj Komunës së Skenderajt është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nëpërmjet kësaj padie, MAPL-ja kërkon nga Gjykata që pas administrimit të provave të marrë aktgjykim që të aprovohet padia dhe kërkesëpadia e MAPL-së dhe të anulohet vendimi i Komunës së Skenderajt.

Për vlerësimin e MAPL-së, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura thotë se është një çështje për të cilën do të vendosë gjykata për të cilën ai do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore.

“Nuk i predikojë d.m.th kapacitetet dhe profesionalizimin e ministrisë, këtë rast mund ta vendos gjykata. Ajo është organ që vendos në raste të tilla. Absolutisht jo. Mbaj përgjegjësi penale, morale, ligjore, qytetare dhe gjithçka që ka nevojë në këtë drejtim”, tha Nura.

Kurse, opozita pret që Gjykata të marrë vendime në bazë të dispozitave ligjore dhe ta hedhë poshtë vendimin e komunës.

“Ne presim që gjykata të marrë një vendim të drejtë në bazë të dispozitave ligjore, gjithmonë duke e shikuar interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Skenderajt. Ne presim që gjykata ta hedhë poshtë këtë propozim-vendim, pasi që është i kundërligjshëm dhe Kuvendi Komunal nuk ka pasur të drejtë të marrë një vendim të tillë”, tha këshilltari komunal nga IDEAL në Skenderaj, Ilir Ejupi.

Kur organet mbikëqyrëse çalojnë në ndjekjen e procedurave obligative për të mbrojtur ligjshmërinë, atëherë çështje me interes të lartë publik mbesin pa vendimmarrje institucionale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer