Thursday, April 2, 2026

Marigona nga Skenderaj arrin majat në Microsoft, ndër gratë e para nga shteti ynë në një pozitë të lartë

Në një kohë kur suksesi ndërkombëtar kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm dhe konkurrencë të fortë, një emër nga vendi ynë po shënon një arritje të rëndësishme.

Marigona Uka është ndër gratë e para që ka arritur të sigurojë një pozitë të lartë në gjigantin global të teknologjisë, Microsoft,transmeton portali DrenicaOnline.

Me prejardhje nga Polaci i Skenderajt dhe mbesë e familjes Bujupi nga Arllati, rrënjët e saj lidhen ngushtë me këtë trevë, duke e bërë edhe më të veçantë këtë sukses.

Rruga e saj drejt këtij suksesi është dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe besimit në vetvete. Ky moment nuk përfaqëson vetëm një arritje personale, por edhe një inspirim për shumë të rinj, veçanërisht vajzat, që synojnë të depërtojnë në skenën ndërkombëtare.

Arritja e Marigonës vjen si një lajm krenarie për komunitetin tonë, duke dëshmuar se talenti dhe përkushtimi mund të tejkalojnë çdo kufi dhe të hapin dyer drejt mundësive globale./DrenicaOnline/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer